Lidhja Demokratike e Kosovës të mërkurën do të organizojë sot mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së ish-kryeministrit në ekzil, Bujar Bukoshit, raporton Gazeta Enigma.
Mbledhja komemorative do të mbahet në ora 12:00 në Amfiteatrin e Pallatit të Rinisë në Prishtinë.
“Nën patronatin e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dr. Lumir Abdixhiku organizohet mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së ish-kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshi”, thuhet në njoftim. /Gazeta Enigma.