Lidhja Demokratike e Kosovës me kandidat për kryetar të Prishtinës, Përparim Ramën, kanë publikuar listën e kandidatëve për Kuvendin e Komunës së Prishtinës.
“Me një ekip të përkushtuar, të aftë dhe plot energji, jemi gati të çojmë Prishtinën përtej sfidave të sotme – drejt zhvillimit, transparencës dhe cilësisë së jetës për çdo qytetar”, u tha në njoftimin e LDK-së.
Rama, i cili synon mandatin e dytë në krye të kryeqytetit, përballë do të ketë Hajrulla Çekun, Uran Ismailin, Bekë Berishën dhe Besa Shahinin.