Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka publikuar një video në Facebook, të hënën, ku ka treguar se më 19 nëntor në Prishtinë do të prezantohet programi ‘Rruga e Re”.
Për këtë Abdixhiku ka thënë se “Rruga e re po nis”, program që sipas tij është alternativa për zgjidhjen e problemeve të Kosovës.
Drejt përgatitjeve finale. Ejani këtë të diel, më 19 nëntor, në Prishtinë. Rruga e Re po nis. Faleminderit Shpat Dedës, Armend Xhaferit, Rema Canollit e djemve e vashave të Korit të Kosovës për këtë kryevepër; për Lidhjen dhe Rrugën e Re”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.
Në video është një këngë për tubimin “Rruga e Re” të LDK-së.