Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të jetë pjesë e takimit të organizuar nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, për Vettingun.
Kështu të paktën thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit, pas takimit që numri një i qeverisë dhe ministrja e Drejtësisë patën me kreun e partisë tjetër opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi.
Në njoftim thuhet se LDK ka deklaruar se do të jap kontribut në Kuvendin e Kosovës.
“Me qëllim të njoftimit të mëtejmë lidhur me këtë proces, koordinimit të përbashkët dhe përfshirjes së gjithë akterëve, Kryeministri Kurti u ka bërë ftesë krerëve të partive parlamentare të opozitës: Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës”.
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka konfirmuar takimin me Kryeministrin Kurti, ndërsa nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë deklaruar se do të japin kontributin e tyre në Kuvendin e Kosovës”.
Albin Kurti, do të ketë takim edhe përfaqësuesit e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Njoftimin e plotë nga Zyra e Kryeministrit mund ta gjeni KËTU