LDK thotë se zgjedhjet janë të panevojshme: VV s’ka propozuar emër, kanë 66 ulëse në Kuvend, pa ta s’bëhet

LDK thotë se zgjedhjet janë të panevojshme: VV s’ka propozuar emër, kanë 66 ulëse në Kuvend, pa ta s’bëhet

Pas mbledhjes së grupit parlamentar të LDK-së, zëdhënësi i kësaj partie, Besnik Mustafa ka deklaruar se zgjedhjet janë të panevojshme në këtë fazë të Republikës së Kosovës.

Ai theksoi se nga partia në pushtet nuk ka pasur ndonjë emër të propozuar, dhe se nuk zgjidhjet diçka e tillë pa ta duke qenë se kanë 66 ulëse në Kuvend të Kosovës.

“Patëm një takim të grupit parlamentar të LDK-së. Qëndrimi i përbashkët është se zgjedhjet janë të panevojshme në këtë fazë. LDK është e gatshme të kontribuojë në drejtim të zgjedhjes së presidentit në dy drejtime, e para është konsensus i gjërë politik, pra një kandidat që vie si pajtueshmlëri nga të gjitha partitë dhe e dyta një marrëveshje politike mes dy partive, VV dhe LDK. Më lejoni të cek që pushteti ka 66 ulëse dhe pa ta nuk bëhet kjo punë”, tha fillimisht Mustafa.

I pyetur edhe për emrin e Vjosa Osmanit, Mustafa tha se nuk po hezitojnë të deklarohen për këtë por që deri tani s’ka kandidatur zyrtare.

“Nuk është problem hezitimi. LDk ka vetëm 15 deputetë, vetëm LDK s’mund të formojë 30 nënshkrime. Partia në pushtet s’ka propozuar emër deri tani. Deri tani s’kemi marrëveshje politike”, tha ai ndërsa foli edhe për emrin e Glauk Konjufcës që u përmend si kandidat për president.

“VV s’ka marrë veprim të tillë për Glauk Konjufcën”, shtoi tutje ai.

Rreth asaj nëse do ta votonin Konjufcën, duke qenë se është përmendur emri i tij, ai tha se s’mund të jap përgjigje derisa nuk ka kandidatur zyrtare për të.

“Nuk mund të përgjigjem përderisa nuk kemi një kandidaturë zyrtare”.

“Në parim po kërkojmë një kandidat konsesual mes të gjitha partive politike, një kandidat jopartiak, ose një kandidat si një rezultat i një marrëveshje politike”, tha Mustafa.

“Duhet të jetë një emër që pajtohen të dyja partitë”, tha ai.

Related Articles