Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku gjatë ditës e ka vazhduar fushatën për zgjedhjet e 9 shkurtit në Kaçanik dhe Han të Elezit.
Abdixhiku ka falënderuar qytetarët e Kaçanikut duke thënë se LDK dhe populli janë bërë një.
“Ringritja ndodhi dhe këtu. Pas një kohe të gjatë, mblidhemi kaq shumë. E paparë! LDK dhe populli janë bërë tashmë një! Në këtë qytet fisnik, me familje punëtore e qytetarë plot vullnet, gjetëm shpresën për Republikën, siç e kishim projektuar me ta gjithherë”- ka shkruar Abdixhiku në Facebook.
Ndërsa, ka thënë plot ngrohtësi u priten edhe në qytetin e vogël të Hanit të Elezit.
“Sërish, pas një kohe të gjatë, u pritëm me plot shpresë e vullnet. Hani i Elezit do të përfitojë nga gazifikimi i Kosovës, një projekt kyç ky i ‘Rrugës së Re’. Ky investim, i sjellë banorëve rë kësaj komune punë, mirëqenie e plot mundësi. LDK ka rigjetur bazën e vet në këtë qytet rë vogël jugor. Dhe them sot me bindje të plotë, se ndryshimi i madh po vjen tashmë”, ka thënë ai. /Gazeta Enigma