Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të shtyrë për dy ditë shqiptimin e gjobave për shoferët që vozisin makina me targa të paligjshme serbe, situata në pikën kufitare Jarinjë nuk ndryshoi.
Automjetet mes Kosovës dhe Serbisë kaluan të martën si zakonisht, duke i mbuluar simbolet e shteteve në targat e tyre.