Leao rinovon me Milanin

Leao rinovon me Milanin

Rafael Leao ka nënshkruar kontratë të re me Milanin.

Klubi italian ka njoftuar zyrtarisht këtë të premte për arritjen e marrëveshjes së re me portugezin.

Leao me Milanin do të jetë i lidhur deri në verën e vitit 2028.

23-vjeçari është pjesë e “Rossonerëve” që nga vera e vitit 2019.

Gjatë kësaj periudhe, Leao ka regjistruar 162 paraqitje me “Kuqezinjtë”, teksa ka kontribuar me 41 gola dhe 29 asistime.

Related Articles