Muharrem Jashari është njëri nga futbollistët më të mirë që ka luajtur në Superligën e Kosovës në futboll.
Jashari tashmë është transferuar tek skuadra ukrainase, LNZ Cherkasy, raporton Gazeta Enigma.
Së fundmi në Kosovë Jashari ka mbrojtur ngjyrat e skuadrës gjilanase, Drita.
Mesfushori ka qenë njëri ndër më të dalluarit tek “bardhekaltërit”, por që në fund drejtuesit e klubit u pajtuan që ta shesin futbollistin.
Por, sipas analistit sportiv Liridon Leci, Jashari është larguar si futbollist i lirë dhe se nuk ka dashur të jetë më pjesë e Dritës.
”Muharrem Jashari është larguar si futbollist i lirë. Jashari nuk ka dashur të jetë më pjesë e Dritës, me çdo kusht ka dashtë të largohet nga klubi. Jashari ka thënë ose po shkoj në Ukrainë ose nuk stërviti më, jam i sigurt”, ka thënë Leci në emisionin ‘Dueli Sportiv’.
Kujtojmë që Muharrem Jashari më parë ka mbrojtur edhe ngjyrat e skuadrës mitrovicase, KF Trepça ’89.
/Gazeta Enigma/