Lee Jae-myung fiton zgjedhjet presidenciale në Korenë e Jugut

Lee Jae-myung fiton zgjedhjet presidenciale në Korenë e Jugut

Mediat kryesore në Korenë e Jugut kanë raportuar se Lee Jae-myung ka dalë fitues në zgjedhjet presidenciale të mbajtura të martën, të parat që pas trazirave politike të shkaktuara nga vendosja e shkurtër e ligjit ushtarak nga ish-presidenti Yoon Suk Yeol.

Miliona qytetarë ushtruan të drejtën e votës në këto zgjedhje të jashtëzakonshme, të cilat u shpallën pas shkarkimit të Yoon Suk Yeol, që u përball me reagime të ashpra për përpjekjen e tij të dështuar për të instaluar një regjim ushtarak.

Sipas BBC, edhe sondazhet parazgjedhore tregonin një epërsi të dukshme të Lee Jae-myung ndaj kundërshtarit të tij, Kim Moon-soo, një ish-ministër dhe kandidat i partisë së Yoonit.

Related Articles