Legjenda e Brazilit, Pele, është kthyer në kujdes intensiv pas operacionit për të hequr tumorin.
Pele u pranua në spitalin ‘Albert Einstein’ në Sao Paulo pas një tumori që iu gjet gjatë testeve rutinë dhe 80-vjeçari iu nënshtrua një operacioni për ta larguar.
Pele është rikthyer në një njësi të kujdesit intensiv në një spital në Sao Paulo, ka raportuar ‘ESPN Brasil’ të premten. Legjenda 80-vjeçare e futbollit brazilian ishte larguar nga spitali ‘Albert Einstein’ të martën pas një operacioni të suksesshëm.
Pasi u largua nga ‘ICU’ në fillim të kësaj jave, vajza e tij, Kely Nascimento postoi në mediat sociale për të konfirmuar se procedura ishte e suksesshme dhe se Pele nuk kishte asnjë dhimbje pas operacionit.
“Ai është i fortë dhe kokëfortë dhe me mbështetjen dhe kujdesin e ekipit brilant në Ajnshtajn dhe gjithë dashurinë, energjinë dhe dritën që bota po dërgon, ai do ta kalojë këtë,” kishte thënë ajo.
Pele fitoi Kupat e Botës 1958, 1962 dhe 1970 dhe mbetet golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Brazil me 77 gola në 92 ndeshje.