Sot është bërë pagesa me rritje e shtesave për lehona.
Kështu ka njoftuar Ministri i Financave, Punës dhe Trasnsefereve, Hekuran Murati para pak minutave përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.
Lehonat deri muajin e kaluar kishin marë shtesa në shumën prej 170 eurova ndërsa nga sot do të marin shtesa në shumën prej 325.9 euro.
Postimi i plotë:
Sot është bërë pagesa me rritje e shtesave për lehona.
325.9 euro/muaj, nga 170 euro sa ishte deri muajin e kaluar.
Kur e mendon që deri para 4 viteve mbështetja nga shteti për gratë lehona ka qenë 0, e kupton se sa pak është vlerësuar roli dhe mirëqenia e familjes nga qeveritë e kalura.