Ministria e Shëndetësisë ka dhënë detaje rreth takimit që ka zhvilluar ministri, Arben Vitia me kryetarët e komunave, raporton Gazeta Enigma.
Sipas njoftimit nga MSH-ja thuhet se ministri Vitia i informoi kryetarët e komunave për gjendjen e përditësuar epidemiologjike dhe rrjedhën e procesit të vaksinimit.
“Në përputhje me rekomandimet e IKShPK-së dhe ekspertëve shëndetësor, Ministri Vitia theksoi se sipas analizës epidemiologjike, jemi duke planifikuar lehtësimin e masave parandaluese konform realitetit në terren, gjithmonë duke tentuar balancën mes shëndetit publik dhe Ekonomisë”, thuhet në njoftim.