Në Red Bull Arena zhvillohet sfida e parë e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, ndërmjet RB Leipzigut dhe Manchester Cityt.
Skuadra gjermane është e pesta në tabelën e Bundesligas me 39 pikë pas 21 javësh, derisa ekipi anglez është i dyti me 52 pikë të arkëtuara në 24 ndeshje të zhvilluara.
Nuk do të mungojë një përballje taktikash ndërmjet trajnerëve Marco Rose dhe Pep Guardiola që e kanë bërë zgjedhjen e formacioneve startuese.
Formacioni startues i RB Leipzigut: Blaswich; Klostermann, Orban, Gvardiol, Halstenberg; Laimer, Schlager; Szoboszlai, Forsberg; Andre Silva, Werner.

Formacioni startues i Manchester Cityt: Ederson; Walker, Ruben Dias, Akanji, Ake; Bernardo Silva, Rodri, Gündogan; Mahrez, Haaland, Grealish.
