Leipzigu kërkon një vend në Ligën e Evropës në sfidën ndaj Cityt – formacionet startuese

Leipzigu kërkon një vend në Ligën e Evropës në sfidën ndaj Cityt – formacionet startuese

RB Leipzigu është nikoqir i Manchester Cityt në Red Bull Arena Leipzig për ndeshjen e fundit të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.

Skuadra gjermane ka katër pikë në Grupin A, aq sa ka edhe Club Brugge dhe janë në përballje direkte për një vend të Ligën e Evropës.

Në anën tjetër, Citizens e kanë siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt nga vendi i parë në grup.

Trajnerët Achim Beierlorzer dhe Pep Guardiola i kanë caktuar njëmbëdhjetashat startues të këtij takimi.

Formacioni startues i RB Leipzigut: Gulacsi; Simakan, Gvardiol, Klostermann; Mukiele, Kampl, Nkunku, Angelino; Forsberg; Andre Silva, Nkunku.

Formacioni startues i Manchester Cityt: Steffen, Walker, Stones, Ake, Zinchenko, Fernandinho (C), Gundogan, De Bruyne, Mahrez, Foden, Grealish.

Related Articles