Lekaj: Buxheti i propozuar për 2025 është i Vetëvendosjes, jo i qytetarëve

Lekaj: Buxheti i propozuar për 2025 është i Vetëvendosjes, jo i qytetarëve

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, tha se buxheti i propozuar për vitin 2025 është “i LVV-së, por jo i qytetarëve”, teksa kjo temë po diskutohej në Komisionin për Buxhet.

“Buxheti i propozuar për vitin 2025 është buxhet i Vetëvendosjes dhe jo i qytetarëve të Kosovës. Asnjë organizate buxhetore nuk i keni dhënë hapësirë të dëgjohen dhe merren parasysh kërkesat buxhetore”, tha Lekaj.

“Kryetarët e komunave i keni nxjerrë para aktit të kryer me kërkesat buxhetore dhe nuk po i përkrahin në asnjë projekt. Mund të rrimë edhe 1 muaj të diskutojmë, por asnjë amandament dhe kërkesë buxhetore nuk do të pranohet nga ju si shumicë e pushtetit”, u shpreh tutje ai.

Related Articles