Lekaj e sfidon Kurtin në “mejdan”: Shkojmë në zgjedhje dhe le ta vendosë populli çfarë dëshiron

Lekaj e sfidon Kurtin në “mejdan”: Shkojmë në zgjedhje dhe le ta vendosë populli çfarë dëshiron

Pas deklaratës së Kryeminsitrit Albin Kurti në një konferencë për media ku thotë se, “opozitës nuk i konvenojnë zgjedhjet se humb, qeverisë nuk i konvenojnë zgjedhjet sepse zhduket opozita”, ka ardhur reagimi i parë nga deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, i cili thekson se kryeministri të mos shqetësohet për opozitën, por për Kosovën që e ka futur në rrugë pa krye.

Lekaj në një prononcim për Gazeta Blic kundërpërgjigjet ashpër pas deklaratës së Kurtit duke thënë se, ekzistenca e opozitës në një shoqëri demokratike nuk varet as nga kryeministri, as nga qeveria dhe as nga partia e tij, dhe shtoi se, vetëm sistemet diktatoriale kanë një parti dhe një “lider” si pretendon Kurti.

“Ekzistenca e opozitës në një shoqëri demokratike nuk varet as nga kryeministri, as nga qeveria e tij dhe as nga partia e tij. Demokraci dhe sistem demokratik shumëpartiak do të thotë pozitë dhe opozitë! Dhe ky është rregull demokratik, shtyllë thelbësore e demokracisë. Vetëm sistemet diktatoriale kanë një parti dhe një “lider” si pretendon Kurti. Dhe besoj se tashmë Kurti e ka të qartë se as ne, as miqtë dhe aleatët e Kosovës nuk do të lejojnë vendosjen e diktaturës neo-marksiste!”, deklaroi ai.

Lekaj i rikujton kryeministrit se ata po kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

“Sa për zgjedhjet, i rikujtoj kryeministrit se ne po kërkojmë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme! Ne po kërkojme mocion mosbesimi ndaj qeverisë së tij dhe jemi gati në çdo kohë ti drejtohemi votuesit. Dhe siç thotë një shrehje popullore: Ja sheshi, ja mejdani! Shkojmë në zgjedhje dhe le ta vendosë populli çfarë dëshiron”, transmetoi Lekaj.

Ai theksoi se kjon është e drejta dhe vendimi i qytetarëve, jo i Kurtit.

Kjo është e drejta dhe vendimi i qytetarëve, jo i Kurtit dhe as i sejmeneve të tij! Dhe dua ti them kryeministrit të mos shqetësohet për opozitën, por për Kosovën që e ka futur në rrugë pa krye! Ne kërkojme zgjedhje për Kosovën, jo për shprehje”, përfundoi Lekaj.

Related Articles