Lekaj: Kurti ka injoruar opozitën, AAK-ja s’duhet të marr pjesë në bisedime

Lekaj: Kurti ka injoruar opozitën, AAK-ja s’duhet të marr pjesë në bisedime

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, tha se partia e tij nuk duhet të marr pjesë në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Lekaj tha se Kurti ka injoruar opozitën vazhdimisht dhe për këtë nuk duhet ta pranojnë asnjë ftesë që AAK-në do ta përfshinte në bisedimet me shtetin serb.

“Kurti për asnjë moment të vetëm as para formimit të institucioneve as pas formimit të tyre nuk ka diskutuar me asnjë nga liderët opozitar çështjen e dialogut”, pohoi ai.

Nënkryetari i AAK-së, përpos kundërshtimeve ndaj Kurtit në raport me opozitën dhe dialogun, pati kritika edhe mbi atë që “kjo qeveri nuk ka as një plan për të zgjidhur problemet ekonomike të qytetarëve”.

Përmendi rastin e fundit të pensioneve që sipas Lekajt ndonëse Kurti i zvogëloi ato.

“Vendimi për uljen e pensioneve ishte thikë mbas shpine për ata pensionistë që u mashtruan nga Kurti duke u thënë në fushatë se do ua rriste pensionet dhe qeveria e tij do kujdesej për ta më shumë”, deklaroi Lekaj për Insajderin.

Related Articles