Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e kandidatit për kryetar të Gjakovës, Nikollë Perkaj, raporton Gazeta “Enigma”.
lekaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se Perkaj do të kujtohet si një personalitet i përkushtuar ndaj vlerave kombëtare dhe një kontribuues i çmuar në jetën politike dhe shoqërore të vendit.
“Përkushtimi i tij ndaj komunitetit dhe vizioni për të ardhmen e Gjakovës mbeten një trashëgimi e çmuar. Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes Perkaj, miqve, bashkëpunëtorëve dhe anëtarëve të Ballit Kombëtar Demokrat Shqiptar. U prehtë në paqe”, ka shkruar Lekaj.