Deputetja e vetme shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj-Prljaska, ka uruar Shaip Kamberin për zgjedhjen edhe në një tjetër mandat si deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë.
Lekaj-Prljaska thotë se zëri i Kamberit do të jetë një dritare për Bashkimin Evropian që do të tregojë se Serbia shkel të drejtat elementare të shqiptarëve.
“Urime Shaip Kamberi! Prapë pas përsëritjes se pestë të rizgjedhjeve fitoi Shaip Kamberi. Në Kuvendin e Serbisë kemi të vetmin deputet shqiptar i cili do të jetë zëri i shqiptarëve. Edhe pse e dimë që aty është vështirë të realizohen të drejtat e shqiptarëve prapë se prapë zëri i Shaipit do të jetë një dritare për BE-në që do të tregon se Serbia shkel te drejtat elementare të shqiptarëve”.
Mes tjerash, deputetja ka ofruar mbështetje të parezervë për Kamberin.
“Të uroj suksese në këtë rrugëtim të vështirë dhe si deputet në Parlamentin kroat të ofroj mbështetje të parezervë ne çdo aspekt”, ka shkruar ajo në Facebook.