Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka kritikuar Qeverinë e Kosovës ku sipas tij po e injoron diasporën.
Përmes një shkrimi në “Facebook”, Lekaj thotë se ka marrë dhjetra mesazhe të , të cilët më tregojnë për moskompenzimin e mjeteve për sigurimin kufitar nga Ministria e Financave.
Lekaj paralajmëron se të enjten do t’i drejtohet Muratit për këtë çështje.
Qeveria e Kosovës po vazhdon t’a injorojë diasporën tonë. Me dhjetra mesazhe kam marrë kohëve të fundit, të cilët më tregojnë për moskompenzimin e mjeteve për sigurimin kufitar nga Ministria e Financave.
Ata janë mashtruar me pretekstin se do të rimbursohen, gjë që nuk ka ndodhur tash e dy muaj.
Si deputet i Republikës së Kosovës, në seancën e së enjtës, do t’i drejtohem ministrit Murati për këtë çështje