Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka thënë se vlera e koeficientit të pagave ka qenë atak për punëtorët e sektorit publik.
Sipas Lekajt, kryeministri Kurti nuk iu ka përmbajt premtimeve të tij. Në një adresim për gazetarë, Lekaj ka thënë se me këtë vendim, shërbyesit civil janë të zhgënjyer.
“Sot Qeveria e Kosovës ka marr vendim për vlerësimin e koeficientit për paga që është mjaft atak për punëtorët në përgjithësi. Mund të them se kjo qeveri me qëllim nuk e ka deklaruar deri sot vlerën e koeficientit për arsye të mashtrimit të tyre dhe mu për këtë mendoj që sot është ajo pika kulminante e mashtrimit të kësaj qeverie sepse në shumicën e dikastereve janë ulur pagat dhe pothuaj se janë simbolike rritja e pagave në dikastere të caktuara. Ne si AAK do t’i shikojmë të gjitha mundësit e kësaj çështje dhe do të dalim me qëndrim të prerë. Sot gjithë shërbyesit civil pa përjashtime janë të zhgënjyer me këtë Qeveri”, ka thënë Lekaj.
“Nga ky kryeministër kemi parë që ka fjalë mashtruese dhe as një here nuk ju ka përmbajt premtimeve dhe sot e dini vendimi që e ka marr kjo qeveri dhe nuk ka mbet hapësirë qe t’i besohet këtij kryeministri”, u shpreh Lekaj.