Lëkundjet në Santorini, sizmiologët grekë: Presim një tërmet afro 6 ballë të shkallës Rihter

Lëkundjet në Santorini, sizmiologët grekë: Presim një tërmet afro 6 ballë të shkallës Rihter

Teksa në ishullin e famshëm të Santorinit vijojnë evakuimet dhe banorët po largohen përmes portit me tragete dhe përmes ajrit me avionë, sizmiologët shprehin shqetësimin për atë çfarë e pason situatën e nderë të javës së fundit.

Profesori i Gjeologjisë Tektonike dhe Gjeodinamikës, Dimitris Papanikolaou duke folur për Live News tha se “presim një tërmet afër 6 ballë të shkallës Rihter”. Ai gjithashtu shtoi se tërmeti me magnitudë 5.2 ballë i shkallës Rihter që ndodhi mbrëmjen e së mërkurës nuk mund të konsiderohet një tërmet i madh.

“Është e qartë se madhësia varet nga Anydros, i cili është në qendër të zonës së stimuluar ose krisja e Ios, që është 2-3 kilometra më në veri. Pllaka e Ios ka një zhvendosje më të madhe. Kjo ka zhytur të gjithë seksionin me Colombo, i cili fare mirë mund të shkaktojë një tërmet me magnitudë 6. I cili justifikohet në bazë të aktivitetit të tërmeteve që kemi arritur deri më tani, në 5.2”, theksoi ai.

Ndërkohë, Gerasimos Papadopoulos theksoi se “indikacionet e para tregojnë se 5.2 e shkallës Rihter është një paragoditje”.

“Me këtë tërmet, më shumë forca po lëshohen brenda sekuencës, e cila mbetet veçanërisht intensive”, vuri në dukje presidenti i OASP-së, Efthymios Lekkas.

Sizmologët mund të lënë një “dritare” të hapur për një përshkallëzim gradual të fenomenit, por aktiviteti i vazhdueshëm sizmik po i shtyn gjithnjë e më shumë banorët të vendosin të largohen nga Santorini.

Pamjet e regjistruara pasditen e së enjtes në portin e Santorinit, janë karakteristike, me banorë, vizitorë dhe punëtorë që largohen nga ishulli me fëmijë, kafshë shtëpiake dhe valixhe.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Politikës Ishullore dhe Roja Bregdetare, 600 pasagjerë dhe 178 makina janë nisur nga Santorini në orën 15:45. Të dhënat totale, që nga nisja e aktivitetit sizmik e deri më sot, tregojnë se vetëm me anije nga Santorini janë larguar 8140 persona dhe 1554 mjete.

Related Articles