“Lënda e Vjosa Osmanit në Kushtetuese do shpallet e papranueshme”

“Lënda e Vjosa Osmanit në Kushtetuese do shpallet e papranueshme”

Analisti Vehbi Kajtazi tha se lënda e presidentes Vjosa Osmani në Gjykatën Kushtetuese do të shpallet e papranueshme.

Kajtazi tha se arsye për këtë është që  Kushtetuesja nuk pranon pyetje.

“I ka dërguar pyetje, në 2015-tën Gjykata Kushtetuese ka thënë “nuk përgjigjemi më në pyetje, sepse nuk jemi organ këshillues”.

“Rrjedhimisht, Gjykata Kushtetuese këtë lëndë e shpallë të papranueshme. Unë publikisht këtu po u them që kjo lënd shpallet e papranueshme, sepse nuk pranon më pyetje, e dyta, zonja Osmani po kërkon sqarime për një konflikt institucionesh, sepse Kuvendi i Kosovës po thotë po i cenon të drejtat Kushtetuese të mijat dhe të Qeverisë”.

“Në rastin konkret, këtu nuk ka konflikt fare dhe presidentja nuk është palë në procedurë”, u shpreh tutje Kajtazi.

Related Articles