Një aksident trafiku ka ndodhur pak minuta më parë në Shupkovc të Mitrovicës.
Në aksident janë përfshirë dy automjete dhe kanë mbetur të lënduar dy persona.
Rastin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Nga informacionet e para mund të konfirmoj se ka ndodhur një aksident në Shupkovc. Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete dhe kanë mbetur të lënduar dy persona”.
“Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Mitrovicës”, tha Zahiti.