Një njësit policor ka ndaluar një automjet, ngasësi i të cilit ka rezultuar në kërkim policor.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 02:05 në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Prishtinë.
Tutje në raport bëhet e ditur se i dyshuari ka tentuar të largohet me veturë nga vendi i ngjarjes me ç ‘rast pas marrjes së veprimeve për ta ndaluar të njëjtin, lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtarët policorë meshkuj kosovarë, lëndime për të cilat kanë pranuar tretman mjekësor.
Ndërkaq, tutje në raport thuhet se lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka udhëzuar që rasti të hetohet në procedurë të rregullt.