Lëndohen katër persona nga një aksident trafiku, në Vushtrri

Lëndohen katër persona nga një aksident trafiku, në Vushtrri

Janë lënduar katër persona nga një aksident trafiku, të cilët edhe janë dërguar për tretman mjekësor.

Kjo është bërë e ditur nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës, duke njoftuar se personat janë jashtë rrezikut për jetë.

Aksidenti ka ndodhur pasi një person gjersa ka qenë duke drejtuar veturën e tij nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës ka goditur një traktor

Ndryshe, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 20:45 në fshatin Reznik, Vushtrri.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar gjersa ka qenë duke drejtuar veturën e tij nga pakujdesia dhe mospërshtatje të shpejtësisë me kushtet e rrugës ka godit një traktor, në këtë rast katër pasagjerë  kosovarë në veturë kanë pësuar lëndime dhe janë ë dërguar në trajtim mjekësor, pas trajtimit janë liruar në shtëpi”, thuhet në raport.

Related Articles