Lëndohen tre persona në një aksident në Lushtë të Mitrovicës

Lëndohen tre persona në një aksident në Lushtë të Mitrovicës

Këtë të hënë një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur në fshatin Lushtë të Mitrovicës, raporton Gazeta “Enigma”.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Mitrovicës, Fexhrije Pllana bëri të ditur se si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar tre persona, të cilët janë duke u trajtuar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë.

Pllana gjithashtu njoftoi se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

“Sot me datë 01.09.2025 rreth orës 18:15 është raportuar për një aksident trafiku me lendime në rrugën rajonale Mitrovicë – Pejë në fshatin Lushtë, ku të përfshira janë dy automjete civile, si pasoj e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona të cilët janë duke u trajtuar në emergjencën e spitalit rajonal në Mitrovicë ku gjendja e tyre është jashtë rreziku për jetë”, tha tutje ajo.

Related Articles