Një aksident ka ndodhur sot në mes të dy veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan ku mbeten të lënduar pesë persona.
Rastin e ka konfirmuar konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona”, tha Ahmeti.