Lëndohen tre persona nga një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Dubovë të Pejës.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka thënë se si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona.
“Rreth orës 17:30, Policia është njoftuar për një aksident në fshatin Dubovë të Pejës. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, derisa lëndime kanë marrë pesë persona. Ata kanë pranuar tretman mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës”, ka thënë Gashi.