Lëndohen tre persona pas një aksidenti mes kamionit dhe dy veturave në autostradë

Një aksident trafiku mes një mjeti transportues kamion dhe dy vetura ka ndodhur në rrugën rajonale tek vendi i quajtur Kroi i Mbretit afër Drenasit, raporton Gazeta Enigma.

Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili bëri të ditur se tre persona kanë marrë lëndime.

“Sot në mesditë, në rrugën rajonale tek vendi i quajtur Kroi i Mbretit, është raportuar për një aksident trafiku, ku janë përfshirë një mjet transportues kamion dhe dy vetura.Bazuar në informatat e para tre persona kanë pësuar lëndime. Policia e Kosovës është duke u marrë  me rastin”, tha Kelani.

Related Articles