Lëndohet një person pas një aksidenti mes një kamioni dhe një veture në Gjakovë

Lëndohet një person pas një aksidenti mes një kamioni dhe një veture në Gjakovë

Sot ka ndodhur një aksident trafiku me një të lënduar në fshatin Bishtazhin të Gjakovës.

Për Gazetën Enigma, rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Sheremet Elezaj, ku tha se në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe një veturë dhe si pasojë një person është lënduar.

Rasti është duke u hetuar nga policia.

“Në fshatin Bishtazhin-Gjakovë (rruga Gjakovë-Prizren) rreth orës 12:50 dy automjete (një kamion dhe një veturë) janë përfshirë në aksident trafiku. Përveç dëmeve materiale deri më tani është raportuar për një person të lënduar. Njësia e trafikut rajonal është duke trajtuar rastin”, tha Elezaj.

Related Articles