Një person në Ferizaj është lënduar në vendpunishte derisa po shkarkonte dheun nga kamioni.
Zjarrfikësit e kanë nxjerrë shoferin 39 vjeçar dhe e kanë dërguar në Emergjencën e Ferizajt për ndihmë mjekësore.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajit, Kanun Veseli.
“Rreth orës 16:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën ” Reçaku” në Ferizaj është një rast i lëndimit trupor të një personi në një vendpunishte. Ndërsa është mësuar se deri sa personi, mashkull i moshës 39 vjeçar, shofer i një kamionit ishte duke shkarkuar dheun, dyshohet se nga pakujdesia kishte zbritur në tokë dhe për një moment i rrëshqet kamioni me rimorkio dhe një sasi e dheut bie mbi shoferin duke e ngujuar një pjesë të trupit të tij (këmbët). Në vendin e ngjarjes kanë dalur hetuesit e stacionit të Ferizaj si dhe inspektorët e punës, ndërsa për të gjitha veprimet e njësive në vendin e ngjarjes është njoftuar prokurori i shtetit”, bën të ditur nga Policia e Kosovës.