Leo Messi e fiton çmimin e më të mirit nga ‘Goal’, e barazon Ronaldon

Leo Messi e fiton çmimin e më të mirit nga ‘Goal’, e barazon Ronaldon

Lione Messi është zgjedhur futbollisti më i mirë në botë nga kryeredaktorët dhe korrespodentët e portalit të madh sportiv, ‘Goal.com’.

Lionel Messi ka barazuar rekordin e Cristiano Ronaldos me pesë fitore të çmimit ‘Goal 50’, pasi u emërua si lojtari më i mirë në botë për vitin 2021, me rivalin e tij të madh që përfundoi në vendin e e dytë.

Robert Lewandowski përfundoi i treti, sensacioni egjiptian i Liverpoolit, Mohamed Salah përfundoi i katërti, superyllin e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, e mbyll pesëshen e parë.

Leo pati një sezon të mirë, edhe pse jo prej më të mirëve.

Ai fitoi Kupën e Mbretit me Barcelonën dhe fitoi për herë të parë në karrierë një trofe që i mungonte shumë me Argjentinën, Kupën e Amerikës.

Në mesin e 10 më të mirëve janë edhe Erling Haaland i gjashti, Karim Benzema (7), N’Golo Kante, (8) Kevin De Bruyne (9) dhe Neymar (10).

Related Articles