LAJM I FUNDIT: Leutrim Bekteshi rikthehet në Kosovë, ky është klubi tij i ri

LAJM I FUNDIT: Leutrim Bekteshi rikthehet në Kosovë, ky është klubi tij i ri

Mbrojtësi shqiptar Letorim Bekteshi ka arritur marrëveshje me FC Ballkanin.

Bekteshi ka pranuar ofertën e Ballkanit dhe tashmë ka arritur marrëveshje dy-vjeçare me skuadren kampione të Kosovës, shkruan Insajderi.

Ai kishte edhe oferta nga Prishtina e Drita, por Ballkani ka arritur ta bindë Bekteshin.

Mbrojtësi nga Mitrovica, 30-vjeçar deri më tani ishte pjesë e klubit norvegjez Mjondalen në kategorinë elitare të futbollit norvegjez.

Zyrtarizimi i tij si futbollist i Ballkanit është çështje ditësh. 

Në Kosovë, Bekteshi ka fituar titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës me FC Prishtina, po ashtu ka veshur fanellën e Gjilanit, Trepçës ‘89, Besës së Pejës.

Ballkani është shumë afër kualifikimit në fazën e grupeve të Konferencë Ligës pas fitores në ndeshjen e parë të PlayOff kundër Shkupit me rezultatin 1:2. Ndeshja e kthimit zhvillohet javën e ardhshme në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Skuadra e trajnerit Ilir Daja, ditë më parë transferoi edhe sulmuesin e njohur shqiptar Sindrit Guri. 

Related Articles