Një grua në Leposaviq ka raportuar se po shqetësohet përmes telefonit nga burri me të cilin është në proces ndarje me të dhe se sot i është afruar veturës së saj.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se: është në proces të ndarjes (proces gjyqësor) me ish bashkëshortin i saj të dyshuarin mashkull kosovar, por nga i njëjti në vazhdimësi përmes mesazheve telefonike është duke u shqetësuar, ndërkohë sot ai është ofruar afër veturës së viktimës. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.