Leposaviq: Arrestohet burri që po e shqetësonte gruan me të cilën është në proces ndarjeje me të

Leposaviq: Arrestohet burri që po e shqetësonte gruan me të cilën është në proces ndarjeje me të

Një grua në Leposaviq ka raportuar se po shqetësohet përmes telefonit nga burri me të cilin është në proces ndarje me të dhe se sot i është afruar veturës së saj.



Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se: është në proces të ndarjes (proces gjyqësor) me ish bashkëshortin  i saj të dyshuarin mashkull kosovar, por nga i njëjti në vazhdimësi përmes mesazheve telefonike është duke u shqetësuar, ndërkohë sot ai është ofruar afër veturës së viktimës.  Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Related Articles