Një burrë në Leposaviq dje ka pësuar lëndime vdekjeprurëse derisa ishte duke punuar në një kompani.
Siç njofton Policia me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.
“VDEKJE E DYSHIMTË/Fsh. Bistricë, Leposaviq 04.11.2022 – 12:15. Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime vdekjeprurëse derisa ishte duke punuar në një kompani. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion’, njofton policia.