Një pacient i infektuar me COVID në spitalin e Gjakovës “Isa Grezda” ka shkruar një letër për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Ai ka thënë se në dhomën e spitalit në të cilën gjendet është heshtje e madhe, pasi që shumë shokë e shoqe të dhomës e kanë humbur betejën nga Covid-19.
Sipas tij, kapacitetet e Kosovës, tashmë dihen, por së paku kryeministri Kurti do të duhej të ishte afër qytetarëve dhe infermierëve.
“Uroj që postet politike kanë me të pagëzu ty dhe klasën tënde politike me kurorën e atyre varreve që po i mbush Covidi çdo ditë”, ka shkruar ai.