Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar në “Pressing” të T7 se me ardhjen e tij në pushtet do të vendoset drejtësia.
Ai ka paralajmëruar “njerëzit që persekutojnë publikisht” se me ta do të merret shteti”.
“Shteti i ka letrat”, ka thënë Abdixhiku ndër tjerash.
Më tutje, ai ka deklaruar se pushteti nuk ka të drejtë të atakojë biznese, media e organizata të pavarura vetëm pse e kanë pushtetin.
”Shteti letrat i ka dhe atyre do t’i kthehmi, do kthemi secilit që është bërë shërbyes i persekutimit publik. Gjithë atyre që kanë bërë shërbim kundër zërave të pavarur me ta do të mbesin dokumentet shtet Kosovës, le të marrin si të donë”.
“Nuk është hakmarrje, por vendosje e ligjit, nuk mundesh ta atakosh biznesin, media, organizata pavarura vetëm që je në pushtet e të marrësh urdhra prej partisë. Nesër shteti evropian që ne duhet ta bëjmë do të merren në baza ligjore me njerëz të tillë. Sot jam zë i atyre që janë të persekutuar në Kosovë”, ka thënë Abdixhiku.