Prokuroria Themelore në Pejë këto ditë ka nisur hetimet për një iniciativë interesante që u publikua në qytetin e Deçanit.
Pra bëhet fjalë për iniciativën për braktisjen vullnetare të fesë islame.
Për lajmi.net ka folur avokati Avdullah Klinaku.
Ai tha se deklarimet e disa nga të pranishmëve në atë iniciativë, bijnë ndesh me me ligjet në fuqi.
“Disa deklarata kanë bazë për fillit të hetimeve, për cenim të nënit 141 të Kodit Penal ku ata përmes atyre deklarimeve, kanë dërguar mesazhe të qarta, kanë nxitur urrejtje ndërfetare dhe mosdurim grupor”, tha Klinaku.