“Lëvizja për largimin nga feja islame”: Kryetari i Deçanit i pret në takim hoxhallarët e komunës

“Lëvizja për largimin nga feja islame”: Kryetari i Deçanit i pret në takim hoxhallarët e komunës

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se në takimin e sotëm me hoxhallarët janë pajtuar që të mos i kontribuojnë polarizimit, përçarjes e urrejtjes në mes të qytetarëve.

“Në takimin e sotshëm me Bashkësinë Islame në Deçan, u dakorduam të mos i kontribuojmë polarizmit, përçarjes e urrejtjes në mes qytetarëve tanë. Pavarësisht organizimeve dhe thirrjeve që dikush mund të ketë, Bashkësia Islame dhe qytetarët e Deçanit si gjithherë i kontribuojnë bashkëjetesës, harmonisë dhe të mirës për popullin dhe për shtetin e Kosovës. E falënderoj Bashkësinë Islame në Deçan për maturinë e treguar dhe kontributin e pamohueshëm të tyre, që tradicionalisht i kanë kontribuar e shërbyer edukimit, harmonisë, zhvillimit ekonomik, e sidomos kontributit të madh të tyre në ndërtimin e shtetit të Kosovës”, shkroi Ramosaj në Facebook.

Krijimi i një lidhje për largimin nga feja islame disa ditë më parë në Deçan, ka shkaktuar reagime të ashpra.

Related Articles