Lewandowski dëshiron t’i bashkohet Barcelonës, por ka një kusht

Lewandowski dëshiron t’i bashkohet Barcelonës, por ka një kusht


Sulmuesi Robert Lewandowski është i gatshëm të transferohet te Barcelona në verë, por me kusht që ekipi spanjoll t’i ofrojë kontratë trevjeçare. Kështu ka raportuar sajti spanjoll “Sport” të enjten.

Lewandowski është i hapur për t’u transferuar në “Camp Nou” pasi ende nuk e ka vazhduar kontratën me Bayernin që i skadon në vitin e ardhshëm.

Po ashtu, edhe Barcelona po e sheh polakun si përforcim të duhur dhe në ofertën për ta bindur Bayernin në lirimin e tij, është e gatshme ta përfshijë edhe mbrojtësin Sergino Dest, që pëlqehet nga bavarezët.

Related Articles