Robert Lewandowski mund të largohet nga Bayern Munich këtë javë, shkruan “Sky Germany” të martën.
Bëhet e ditur se Barcelona pritet të bëjë ofertën përfundimtare prej rreth 50 milionë eurosh, plus bonuse për të siguruar sulmuesin polak.
Lewandowski është duke i përfunduar sot kontrollet mjekësore parasezonale në spitalin Barmherzige Brueder në Munich.
Shitja e Lewandowskit do ta ndihmonte Bayernin të nënshkruante me Matthjis de Ligtin e Juventusi, për të cilin Juventusi po kërkon rreth 80 milionë euro plus bonuse.
Drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamixhiq ndodhet në Torinon për të hapur negociatat me klubin italian për holandezin De Ligt.