Lewandowski ‘heroi’ i Barçës në fitoren ndaj Valencias

Lewandowski ‘heroi’ i Barçës në fitoren ndaj Valencias

Sulmuesi polak Robert Lewandowski shënoi në minutat e fundit kundër Valencias për t’i dhënë tri pikë shumë të rëndësishme në garën për titull Barcelonës.

Ndeshja e zhvilluar të shtunën mbrëma në “Mestalla” përfundoi 1:0 në të mirë të mysafirëve.

Dominimi i takoi katalanasve që patën disa raste, por pa arritur t’i konkretizonin. Valencias iu anulua një gol në fillim të pjesës së dytë për shkak të një prekje me dorë.

Kur mendohej se ndeshja do të përfundonte në barazim, në skenë doli Leëandoëski i cili në minutat shtesë realizoi pas asistimit të Raphinhas.

Barcelona është në vendin e parë përkohësisht me 31 pikë, aq sa ka edhe Real Madridi me një ndeshje më pak. Valencia është e dhjeta me 15 pikë.

Related Articles