“Lewandowski” i Ballkanit synon Real Madridin

“Lewandowski” i Ballkanit synon Real Madridin

Lojtari i Ballkanit, Albion Rrahamni ka folur në lidhje me të ardhmen e tij, dhe ku synon transferimin.

Rrahamni në formë shakaje ka thënë se dëshiron të transferohet në Real Madrid.

“Ka pasur oferta, por diçka konkrete s’ka pasur, është duke punuar menaxheri, jam i fokusuar në Superligë dhe shpresojë se do të bëhet më e mira”, ka thwnw Rrahmani nw Sports Show.

Ai tregoi se në afatin kalimtar të janarit mund të jetë në ndonjë klub tjetër.

“Ka pasur interesim nga Belgjika, nuk ka ndodhur, tash shpresojë se do të luajë ndeshje të mira, pse jo në janar të jem në ndonjë ekip evropian”.

Rrahmani përveç që përmendi Real Madridin, ai tha se synim e ka veç të shkoj me një klub ku do të ketë hapësirë ta tregojë veten.

“Unë kisha dashtë në Real Madridi, por problem. Diku ku kam hapësirë, dhe ta tregojë veten, jo vetëm në ndonjë ekip në Evropë, por të ngrihem sa më lartë në karrierë”.

Related Articles