Lewandowski shpallet Futbollisti i Vitit në Gjermani për të dytin vit radhazi

Lewandowski shpallet Futbollisti i Vitit në Gjermani për të dytin vit radhazi

Robert Lewandowski është shpallur Futbollisti i Vitit në Gjermani për të dytin vit radhazi, duke lënë pas vetes Thomas Mullerin (Bayern Munich) dhe Erling Haalandin (Borussia Dortmund).

Sulmuesi i Bayern Munichut e fitoi këtë çmim në sezonin 2019/2020 pas tripletës me bavarezët, ndërsa polaku ka qëndruar në të njëjtin nivel edhe në edicionin 2020/2021.

Performanca e tij u ndihmoi bavarezëve që ta fitonin titullin e nëntë radhazi në Bundesliga, ndërsa ai e theu edhe rekordin 49 vjeçar të Gerd Muller.

Related Articles