Një burrë raportohet se është vrarë në fshatin Tale të Lezhës.
Bëhet fjalë për 57 vjeçarin Pjetër Kaza, shkruan TopChannel
Dyshohet se ngjarja tragjike ka ndodhur para banesës së tij, kur viktima po kthehej me automjetin e tij.
Në vendin e ngjarjes menjëherë ka dal Policia dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë nga Njësia e Shkodrës.
Hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë, derisa nuk dihen ende motivet e këtij rasti.
Grupi i veçantë hetimor po punon në identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit/ve të mundshëm.