LG Electronics tha se do të mbyllë biznesin e saj të smartfonëve pasi është në humbje.
Në janar, gjiganti elektronik i Koresë së Jugut tha se po shikonte të gjitha opsionet për mbyllje pas pothuajse gjashtë vitesh humbje që arrinin rreth 4.5 miliard dollarë.
LG kishte bërë shumë inovacione, duke përfshirë kamera me kënd shumë të gjerë, duke u rritur në prodhuesin e tretë më të madh të smartphonëve në 2013.
Por pronarët thanë se tregu i telefonisë mobile ishte bërë “tepër konkurrues”.
Derisa Samsung dhe Apple janë dy kompanitë më të mëdha për telefona të mençur, LG ka vuajtur me çështjet e saj të hardverit dhe softverit.
Vitin e kaluar ka shitur 28 milion telefonë, krahasuar me Samsungun i cili kishte 256 milionë, sipas firmës kërkimore Counterpoint.