LG prezanton shërbimin e ri të recetave

LG prezanton shërbimin e ri të recetave

Kompania LG ka prezantuar linjën më të fundit të pajisjeve inteligjente të kuzhinës.

Mes tyre, çka bie më shumë në sy është një shërbim që mund ta bëjë jetën pak më të lehtë. Ai mban emrin ThinQ Recipe, tregon faqja e të rejave teknologjike “The Verge”.

Sipas LG-së, aplikacioni i kuzhinës është “për vitin e ri 2022” dhe do t’ju lejojë përdoruesve të zgjedhin pa pasur probleme nga mijëra receta për dërgim direkt nga Walmart ose Amazon Fresh.

Kjo e fundit pritet të realizohet pa u larguar përdoruesi nga aplikacioni.

Aplikacioni LG ThinQ Recipe mundësohet nga SideChef, me të cilin kompania ka partneritet që nga viti 2019.

Përmes një njoftimi për shtyp të LG-së, ThinQ Recipe ofron “10 mijë receta për blerje me një klikim”, të cilat mund të shtohen në një listë blerjesh brenda aplikacionit për dorëzim nga Walmart ose Amazon Fresh.

Kështu që, shërbimi mund të lehtësojë përvojën javore të blerjeve ushqimore, veçanërisht për familjet e mëdha.

Gjithashtu ThinQ Recipe integron veçorinë Scan and Cook të zhvilluar nga Foodspace Technology me bazë në Boston.

Ai funksionon duke skanuar barkodin UPC në disa ushqime të ngrira dhe të gatshme për t’u përgatitur e për të dërguar automatikisht udhëzimet e gatimit në furrat e LG ThinQ.

ThinQ Recipe “është i zbatueshëm për modelet që paraqesin Scan to Cook”, ka vërejtur kompania./Gazeta “Enigma“/

Related Articles